Dikush ta njoftojë NASA-n se ka fakte për qenie jashtëtokësore: Messi, 500 gola në 500 ndeshjet e fundit

Futboll

Dikush ta njoftojë NASA-n se ka fakte për qenie jashtëtokësore: Messi, 500 gola në 500 ndeshjet e fundit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:39
Lionel Messi

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi do të mbahet mend si një prej sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

Arritjet e tij në lojën e bukur të futbollit kanë qenë aq të jashtëzakonshme, sa që edhe nëse do të pensionohej nesër, do ta mbante mend historia si lojtarin më të mira që ka shkelur ndonjëherë në ndonjë fushë futbolli.

Për këtë, sa herë që shohim Messin në aksion, duket sikur po shpërblehemi, derisa ai po vendos qershi mbi qershi mbi tortë në përfundim në karrierë.

Për ta nënvizuar se sa i jashtëzakonshëm është ky futbollist, ju sjellim rekordin e tij të ri të thyer, i cili është shumë i vështirë të përpunohet në tru/

Sipas llogarisë turke të Barcelonës në Tëitter, goli i Messit në fundjavë nënkupton se ai tani ka shënuar 500 në 500 ndeshjet e fundit.

500 gola në 500 ndeshjet e fundit… nëse kjo nuk ju duket e jashtëzakonshme, atëherë nuk e dimë çka është. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat