Plas te Tottenham, zbulohet sherri i Mou me yllin e kipit

Futboll

Plas te Tottenham, zbulohet sherri i Mou me yllin e kipit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 00:48
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenha, Jose Mourinho, ka patur një përballje të ndezur me Danny Rose.

Mbrojtësi i krahut, siç ka bërë të ditur Daily Mail, duket se është zemëruar për vendimin e portugezit për ta lënë jashtë ekipit në ndeshjen e fundit të Spurs-ave kundër Watford-it.

Nga sa mësohet, Mou dhe Rose kanë patur një diskutim të ndezur sepse lojtari nuk e priste që të lihej jashtë formacionit. Reagimi i lojtarit nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e ekipit, që duket se ka mbështetur trajnerin.

Speical One kishte informuar shtypin se Rose kishte një problem fizik në shpinë, por me sa duket lojtari ka dashur të luajë. Pas diskutimit me trajnerin, lojtari ka qenë i detyruar të stërvitet vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat