Eriksen gjithnjë e më shumë dëshiron Interin

Futboll

Eriksen gjithnjë e më shumë dëshiron Interin

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:34
Chrisitian Eriksen

Mesfushori i Tottenham, Chrisitian Eriksen gjithnjë e më shumë është duke dëshiruar një largim nga Tottenham për tu transferuar tek Interi.

Sky Sports raporton se danezi ka zhvilluar sërish bisedime me kryetarin e Tottenhamit, Daniel Levy në përpjekje për të shpejtuar transferimin e tij tek skuadre e Interi-t.

Gjithashtu raportohet se agjenti i Eriksenit, Martin Schoots do të vazhdojë diskutimet me kryetarin e klubit, pas lojës që Spurs e zhvillon sonte në shtëpi, gjithmonë duke u munduar që ti japin fund bllokimit mbi të ardhmen e mesfushorit danez.

Eriksen dëshiron të transferohet tek Interi në këtë muaj, por Spurs mendohet se dëshirojnë 17 milionë paund për shërbimet e tij, ndërsa Inter deri me tani ka ofruar 11 milionë të tilla për shërbimet e mesfushorit danez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat