Është shndërruar si ‘bombë atomike’, ka luajtur në kohërat më të rënda në Kosovë! Ja kush është 

Futboll

Është shndërruar si ‘bombë atomike’, ka luajtur në kohërat më të rënda në Kosovë! Ja kush është 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:16
Është shndërruar si ‘bombë atomike’, ka luajtur në kohërat më të rënda në Kosovë! Ja kush është 

Emri i tij është më i përfoluri, dikush e lartëson e dikush e thumbon, e dikush nuk do as fytyrën me i pa, është Arianit Ahmeti, që është shndërruar si “bombë atomike” për Federatën e Futbollit të Kosovës. 

Kur ta shikosh në pamje është i vogël me trup, por si barut dhe tejet dinamik, që nuk i dridhet as qerpiku i syrit.

Ahmeti është i shkarkuar edhe nga pozita e zëvendëssekretarit të FFK-së nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sipas tyre ka shkelur rëndë nenin 106 të Rregullores Disiplinore. A ka luajtur Ahmeti futboll ndonjëherë? Ahmeti ka luajtur në kohërat më të vështira, në kohën e okupimit (1991-1998), kur Kosova ishte e sulmuar nga katër anët nga Serbia pushtuese. 

Image

Arianit Ahmeti, i pari në këmbë majtas

Ahmeti ka qenë edhe futbollist i Prishtinës dhe bashkëlojtarë me Afrim Tovërlanin, Avdullah Rafunën, Qazim Humollin, Ali Osmanin etj.

Një kohë ka luajtur në Besëlidhje të Prishtinës, 2 Korrik të Prishtinës. Sot vlerësohet si kundërshtari apo “armiku” më i madh i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat