Skandal, Gjilani si klub nga Serbia, ky e tha...

Futboll

Skandal, Gjilani si klub nga Serbia, ky e tha...

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:46
Skandal, Gjilani si klub nga Serbia, ky e tha...

Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk.Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në "Youtube", Gjilanin si klub nga Serbia.

"Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e sajë, nga ku skuadra e Gjilanit mjaftë qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.

Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirësuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova", reagon ashpër klubi i futbollit Gjilani.

Ky është skandali i klubit rus dhe i turpshëm kur ata e din qartë se Kosova është shtet dhe i pranuar ndërkombëtarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat