Tjetër shqiptar në provë te Lazios

Futboll

Tjetër shqiptar në provë te Lazios

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:20
Tjetër shqiptar në provë te Lazios

Igli Tare është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën e të rinjve të Lazios. Sipas asaj që raporton “tuttomercato.web”, Tare ka marrë në provë 18-vjeçarin Astrit Rama.

Lojtari është rritur në akademitë e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit. Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe i ka kaluar ato me sukses.

Ajo që mbetet tashmë është që të bindë trajnerin e të rinjve. Kështu lojtarët shqiptarë te Lacio janë shtuar, pasi Tare nuk ndalet së mbështeturi të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm.

Mbetet të shihet nëse lojtari do arrijë të bindur stafin e lacialëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat