Është në pronësi të Manchester United

Futboll

Është në pronësi të Manchester United

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:21
Lojtari është në pronësi të Manchester United

Dean Henderson është duke shkëlqyer ashtu si edhe klubi i tij, Sheffield United gjatë këtij sezoni në Premier League.

22-vjeçari është në pronësi të Manchester United, por prezenca e De Geas në ‘Old Trafford’ lë pak hapësira për anglezin, ndaj dhe drejtuesit e kanë huazuar te Sheffield United për të dytin sezon radhazi.

Afati i huazimit të tij përfundon në qershor, por trajneri Chris Wilder konfirmoi se klubi ka nisur bisedimet me drejtuesit e ‘Djajve’ për të rinovuar qëndrimin e tij në “Bramall Lane”.

Në takimin e fundit ndaj Manchester Cityt, Henderson i priti një penallti sulmuesit Gabriel Jesus, por më pas do të ndëshkohej nga një gol i Sergio Agueros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat