“Koha do të tregojë se sa vlen kjo që bëmë ndaj Chelsea”

Futboll

“Koha do të tregojë se sa vlen kjo që bëmë ndaj Chelsea”

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:34
Mikel Arteta

Skuadra e Arsenal barazoi 2-2 ndaj Chelsea në derbin londinez në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Edhe pse me një lojtar më pak (David Luiz doli me karton të kuq në minutën e 26-të), “topçinjtë” arritën të kapin dy herë “blutë”.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha: “Koha do të tregojë nëse ky barazim, kjo ndeshje, do të jetë një pikë kthese për ekipin tonë. Gjithsesi, ajo që më pëlqeu ishte vendosmëria që tregoi skuadra. Këtë gjë u kërkoj gjithnjë djemve, të mos dorëzohen”.

“Ne duhet të mësohemi që të luajmë me këtë ritëm dhe grintë çdo 3 ditë nëse duam të bëhemi një skuadër e madhe”, tha trajneri Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat