Gjilani i fortë për rusët

Futboll

Gjilani i fortë për rusët

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:48
Gjilani i fortë për rusët

Skuadra e Gjilanit ka realizuar edhe fitoren e dytë në kuadër të fazës përgatitore që po e zhvillon në Turqi.

"Ditën e sotme ekipi nga Kosova, i shkaktoj humbje ekipit rus të Yenisey Krasonyarsk me rezultatin 1:0.

Ekipi i Gjilanit fitoren e siguroj qysh në pjesën e parë të takimit, me golin e të sapo transferuarit në skuadrën kuq e bardh Darko Nikac, gol i cili doli të jetë edhe i fitores për skuadrën e udhëhequr nga kryetrajneri, Gentian Mezani.

Takimi i sotëm i zhvilluar në "Emirhan Football Center" në Antalia të Turqisë, dhuroi lojë të mrekullueshme nga skuadra e Gjilanit, të cilët përpos qarkullimit dhe kontrollimit të ndeshjes, patën edhe disa mundësi ideale që nga kjo ndeshje të dalin fitimtar edhe me rezultat më të thellë.

Për Gjilanin në ndeshjen e sotme startuan këta futbollist: Ruçi, Frashëri, Kastrati (c), Veliu, Ferreira, Useini, Shabani, Jonuzi, Progni, Nikac, Bushiq", njofton klubi i futbollit Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat