Perisic pa limite, zbulon planin për të ardhmen

Futboll

Perisic pa limite, zbulon planin për të ardhmen

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:40
Ivan Perisic

Protagonist në ndeshjen e fundit të Bayern Munich me një gol dhe një asist, Ivan Perisic, ka folur për Abendzeitung për eksperiencën e tij në Gjermani dhe për të ardhmen.

Në lidhje me eksperiencën me klubin bavarez, Perisic ka thënë: "Gjithçka ka shkuar mirë deri më sot,  si në aspektin personal edhe në atë sportiv".

Në lidhje me të ardhmen: "I marr ditët një nga një. Më pas do të shohim. Të jesh 30 vjeç nuk do të thotë të jesh i vjetër. Unë ndihem mirë. Plani im është që të luaj edhe 7-8 vite të tjerë", ka thënë Perisic.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat