Partizani me 4 mungesa ndaj Kukësit!

Futboll

Partizani me 4 mungesa ndaj Kukësit!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:14
Partizani me 4 mungesa ndaj Kukësit!

Humbja ndaj Skënderbeut nuk është pritur aspak mirë te Partizani. Aventura e dytë e Adolfo Sormanit në stolin e të kuqëve nisi me një disfatë 3-2 në Korçë, disfatë që jo vetëm mund të thellojë disavantazhin e Partizanit me kreun e renditjes por ka lënë edhe pasoja të shumta te kampionët e Shqipërisë.

Në ndeshjen e radhës në sfidën e javës së parë të fazës së tretë Partizani do të sfidojë Kukësin në “Air Albania Stadium”, një takim në të cilin Sormani duhet t’i bëjë llogaritë pa 4 lojtarë të rëndësishëm, për arsye skualifikimi madje tre prej këtyre mungesave janë në repartin e mesfushës.

Përveç Boldor dhe Cordeiro të cilët janë pezulluar me nga 5 ndeshje nga komisioni i Disiplinës pas kartonave të kuq që morën në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Teutës në Niko Dovana dhe kanë shlyer deri tani më pak se gjysmën e dënimit, Partizani do të vuajë edhe mungesat e Telushit dhe Ron Brojës.

I pari plotësoi numrin e katër kartonëve të verdhë ndërkohë që Broja u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Skënderbeut. 4  mungesa të rëndësishme dhe emergjencë totale në mesfushë për Partizanin me situatën që është tejet e komplikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat