Klubi anglez përgatitë ofertën e dytë për Muriqin

Futboll

Klubi anglez përgatitë ofertën e dytë për Muriqin

Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:31
Klubi anglez përgatitë ofertën e dytë për Muriqin

Sipas gazetës së njohur turke Askam, Tottenham Hotspur është duke përgatitur ofertën e dytë për sulmuesin Vedat Muriqi.

Me Harry Kane të lënduar deri në fund të prillit, Jose Mourinho po kërkon me ngulm një sulmues tipik dhe Muriqi i përshtatet profilit.

Ishte raportuar për një ofertë më herët gjatë muajit, por e cila ishte refuzuar pasi nuk kishte plotësuar dëshirat financiare të Fenerbahçes.

Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik ku ka shënuar 11 gola në 17 paraqitje në Superligen turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat