Tirana e dyta me një fitore dramatike, Bylisi irritohet me gjykimin

Futboll

Tirana e dyta me një fitore dramatike, Bylisi irritohet me gjykimin

Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:36
Tirana e dyta me një fitore dramatike, Bylisi irritohet me gjykimin

Tirana në festë në përfundim të javës së 18-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë morën një fitore “in extremis” ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-1 në një ndeshje mjaft të luftuar, që u vendos në fakt nga një episod në minutën e 6-të shtesë, që shkaktoi edhe irritimin e miqve, me pretendimin se goli i Michael Ngoo ishte u parregullt (për pozicion jashtë loje dhe prekje të topit me dorë).

Polemikat në fundin e sfidës kishin pak rëndësi për bardheblutë, që tashmë janë vetëm 1 pikë larg kreut, që mbahet nga Kukësi, duke hedhur kandidaturën si pretendentë seriozë për titullin kampion.

Në fakt, Bylisi ka pretendime edhe për golin e parë të shënuar nga Elton Cale, në minutën e 19-të. Braziliani shmang disa lojtarë brenda zonës, por ndihmohet edhe nga dora për të dalë përballë portierit Hidi.

Bylisi, me shumë autoritet arriti ta barazonte ndeshjen me një 11-metërsh të ekzekutuar nga Hidi në minutën e 65-të, pas ndërprerjes së topit me dorë brenda zonës nga Doka. Në minutën e 74′ ballshiotët mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Mëllugjës me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa goli në shtesë i Michael Ngoosë ngriti peshë “Selman Stërmasin”, ku kishte një prani jo të vogël të tifozëve bardheblu.

Meritë të veçantë për këtë ecuri të Tiranës ka trajneri Emanuel Egbo, që nga një trajner emergjent u shndërrua në “bekim” për bardheblutë, që me nigerianin kanë fituar 4 ndeshje radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat