Boateng çmend internetin me Ibrahchallenge - Bota Sot
Boateng çmend internetin me Ibrahchallenge

Futboll

Boateng çmend internetin me Ibrahchallenge

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:50
Boateng bashkë me mikun Pulgar, Zlatan

Postimi i publikuar kohët e fundit nga Ibrahimovic me një mesazh simpatik dhe provokues ka bërë xhiron e botës, duke marrë miliona like.

Një postim i thjeshtë që ish-shoku i repartit në kohën e Milan-it ka vendosur ta imitojë. Boateng (bashkë me mikun Pulgar) ka postuar në faqen e tij në Instagram një fotografi me gjoksin jashtë dhe me një shprehje të fytyrës të ngjashme me atë të Irbahimovic në postimin e famshëm.

Një fotografi që është shoqëruar me shprehjen e njëjtë të përdorur nga Zlatan (Çfarë dreqin shikon) dhe me hashtag-un të shpikur nga ganezi që po çmen rrjetet sociale të shpikur nga ganezi që po çmend rrjetet sociale, #ibrachallenge.

Ndër të tjera, ai ka ftuar Ribery-në, Lukaku-n dhe Balotelli-n të bëjnë të njëjtën gjë. Janë të shumtë ata që tani, të famshëm dhe jo, e kanë pranuar sfidën e Boateng dhe kanë publikuar fotografi "alla Ibra" të shoqëruar me shprehjen e famshme.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat