Raiola e lë të hapur mundësinë që Haaland të transferohet në Premierligë

Futboll

Raiola e lë të hapur mundësinë që Haaland të transferohet në Premierligë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 00:36
Erling Haland

Menaxheri i sulmuesit të njohur të Borusia Dortmundit Erling Haland, Mino Raiola la të kuptohet se klienti i tij në të ardhmen mund të vendosë të aktivizohet në kampionatin anglez.

Për “Sky Sport News”, agjenti i shumë yjeve të futbollit shprehet se kalimi i 19-vjeçarit nga Salzburgu (Austri) te Borusia Dortmundi (Gjermani) ishte një hap i nevojshëm në karrierën e futbollistit.

Për sa i përket aspiratave për të luajtur në Angli, Raiola thekson se për një kampionat të nivelit elitar, duhet që çdo lojtar të përgatitet më së miri duke lënë të kuptohet se Haland po ecën në mënyrën e duhur për t’u bërë një yll i ardhshëm i futbollit britanik.

“Mendoj se kalimi në Gjermani ishte mënyrë e duhur për Halandin. Nëse flasim për kampionatin anglez duke e konsideruar si majën më të rëndësishme të piramidës së futbollit, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për të shkuar atje. Mendoj se Halandi po e përgatit veten për të arritur maksimumin. Është tepër i ri dhe ka ende kohë përpara”, shprehet Raiola.

Haland debutoi në mënyrë fantastike në ndeshjen e parë zyrtare me Borusia Dortmundin duke realizuar tripletë ndaj Augsburgut fundjavën e kaluar.

Manchester United dhe Juventusit tentuan ta blinin norvegjezin gjatë janarit, por Dortmundi fitoi garën duke arritur të blesë Halandin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat