Chelsea interesohet për Cavanin, por Atletico mbetet favorit

Futboll

Chelsea interesohet për Cavanin, por Atletico mbetet favorit

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:42
Edinson Cavani

Chelsea është duke tentuar ta transferojë Edinson Cavanin në formë huazimi këtë muaj, mirëpo dëshira e sulmuesit të Paris Saint-Germainit për t’iu bashkuar Atletico Madridit e bën të vështirë për londinezët ta kompletojnë këtë transferim.

Edinson Cavani është duke e kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe ai e dëshiron transferimin në Atletico Madrid, ku besohet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë, pasi që i ka bërë përshtypje plani i trajnerit Diego Simeone.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka sugjeruar se skuadra e tij është duke kërkuar për opsione afatshkurta në treg, pas barazimit 2:2 me Arsenalin. Mirëpo, uruguaiani 32-vjeçar është më i interesuar për projekte afatgjate.

Këshilltari teknik i Chelseat, Claude Makelele, u interesua fillimisht për Cavanin gjatë bisedimeve me drejtuesit e Paris Saint-Germainit për talentin e ri, Kays Ruiz-Atil.

Përderisa Chelsea dëshiron të blejë lojtarë këtë verë – përfshirë këtu Jadon Sanchon e Dortmundit, Timo Wernerin e Leipzigut dhe Moussa Dembelen e Lyonit – klubi është ngurrues ndaj transferimit të lojtarëve mbi 30 vjeç.

Lampardi ende shpreson ta shesë Olivier Giroudin para se ta transferojë ndonjë sulmues, megjithatë bisedimet me Interin janë ngadalësuar tani që transferimi i Matteo Politanon në Inter dështoi.

PSG-ja i kërkon më shumë sesa dhjetë milionë euro për Cavanin, pasi i refuzoi ofertat fillestare të madrilenëve në vlerë prej dhjetë milionë eurosh.

Cavani ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje për PSG-në këtë sezon. Tri të parat erdhën në gusht, para se ai t’i pësonte disa lëndime dhe para se Thomas Tuchel të vendoste ta provonte sulmin me Neymarin, Kylian Mbappen, Mauro Icardin dhe Angel di Marian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat