KE përcaktoi detyrat dhe prioritet e FFK-së për vitin 2020

Futboll

KE përcaktoi detyrat dhe prioritet e FFK-së për vitin 2020

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:02
KE përcaktoi detyrat dhe prioritet e FFK-së për vitin 2020

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit z. Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje të rëndësishme për futbollin e Kosovës.  

KE shqyrtoi përgatitjet për Kuvendin zgjedhor për anëtarë të KE-së që do të mbahet më 27 janar, duke konstatuar se përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe dinamikës së paraparë, konform Statutit dhe Rregullores së punës së Kuvendit të FFK-së.

Po ashtu KE përcaktoi detyrat dhe prioritet e FFK-së për vitin 2020, me theks të veçantë infrastrukturën dhe përkrahjen e klubeve të të gjitha rangjeve si dhe  shkollat e futbollit me qëllim të ngritjes profesionale, organizative në drejtim të zhvillimit të gjithëmbarshëm të futbollit të Kosovës.  Në këtë mbledhje KE diskutoi edhe për ndeshjen kualifikuese të Kombëtares A kundër Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet më 26 mars  dhe përgatitjet për këtë takim janë në fazën finale.

Tutje KE analizoi edhe punën dhe ecurinë e ekipeve kombëtare gjatë vitit 2019, duke caktuar synimet dhe objektivat për vitin 2020. KE miratoi edhe Marrëveshjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Katarit, që e kishte nënshkruar presidenti Ademi me krerët e futbollit katarian, ku Ademi dhe sekretari Salihu shpalosën hollësitë e kësaj marrëveshje tepër domethënëse dhe me interes për futbollin e Kosovës. KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtesat  drejtuar këtij organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat