Nuk rikthehet në Shqipëri!

Futboll

Nuk rikthehet në Shqipëri!

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:43
Nuk rikthehet në Shqipëri!

Pas largimit nga Shakther Karagandy ku ndryshe nga Donjet Shkodra nuk bindi në aventurën e tij 6-mujore, u përfol shumë për një rikthim të Reginaldo Artur Faife në kampionatin shqiptar me Partizanin që dukej skuadra më e interesuar për të marrë shërbimet e tij, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit.

Vështirë se në këtë merkato bomberi nga Mozambiku do të rikthehet në Kategorinë Superiore, pasi aktualisht Reginaldo është në provë te një tjetër skuadër nga Kazakistani, pikërisht te FC Kaisar që e mbylli sezonin e fundit në vendin e 6-të në Premier League-n e Kazakistanit.

Për momentin Kaisar po kryen fazën përgatitore të dimrit në Antalia të Turqisë dhe Reginaldo po stërvitet me këtë skuadër me shpresën se do ta kalojë provën dhe do të firmosë zyrtarisht me Kaisar gjatë ditëve në vijim.

Në kampionatin shqiptar Reginaldo ka luajtur me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin madje sezonin e kaluar u shpall kryegolashënues i Superiores falë 13 finalizimeve me skuadrën verilindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat