Juventus me një mungesë të madhe kundër Napolit dhe Fiorentinas

Futboll

Juventus me një mungesë të madhe kundër Napolit dhe Fiorentinas

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:19
Danilo

Juventus do të ketë një mungesë të madhe në dy ndeshjet e radhës, të cilat i luan kundër Napolit dhe Fiorentinës.

‘Zonja e vjetër’ ka konfirmuar se ata do të jenë pa shërbimet e brazilianit Danilo, në ndeshjet kundër Napoli dhe Fiorentina.

Danilo kishte pësuar një dëmtim në fitoren 3:1 të Juventus kundër Romës, në çerekfinale të Kupës së Italisë, dhe u largua nga fusha e blertë pas vetëm 41 minutave.

Sot, braziliani i është nënshtruar disa testeve, të cilat i kanë paraqitur një problem muskulor.

Këto teste do të përsëriten pas 10 ditëve, për të definuar kohën precize të rikuperimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat