Liverpool ka vazhduar pa telashe në rrugën drejt titullit të parë në Premierligë.
‘Reds’ kanë mposhtur skuadrën e Wolverhampton, me rezultatin 1:2, për tri pikë të reja nga xhiroja e 24-të.
Golat për Liverpool në këtë takim u shënuan nga Jordan Henderson dhe nga fantastiku brazilian, Roberto Firmino.
Për Wolves, ishte sulmuesi i cili po kalon një formë të lartë, Raul Jimenez, ai i cili gjeti golin, por që nuk mjaftoi për nikoqirët.
Më poshtë ua përcjellim vlerësimet e ‘WhoScored’ për lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje.