Chicharito shpërthen në lot pas transferimit në SHBA: Po pensionohem nga ëndrra evropiane

Futboll

Chicharito shpërthen në lot pas transferimit në SHBA: Po pensionohem nga ëndrra evropiane

Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:11
Chicharito

Sulmuesi meksikan Javier Hernandez, i njohur me nofkën “Chicharito”, ishte i emocionuar pasi vendosi t’i japë fund “ëndrrës evropiane” me transferimin nga klubi i La Ligës Sevilla në atë të MLS (Major League Soccer, niveli i parë i futbollit në SHBA) LA Galaxy, këtë muaj.

Sulmuesi e kishte kaluar dekadën e fundit duke luajtur në Evropë, pas transferimit në Manchester United nga klubi meksikan Chivas në vitin 2010 e pastaj kishte vazhduar duke luajtur për Real Madridin, Bayer Leverkusenin, Ëest Hamin dhe Sevillan.

31-vjeçari shpërtheu në lot gjatë një bisede me babain e tij, përderisa po e pranonte realitetin se karriera e tij si futbollist në nivelin më të lartë në Evropë tashmë ka marrë fund përgjithmonë.

“Desha të flas me ty sepse ajo gjëja po kompletohet tani. Është pothuajse e sigurt se do të shkoj në LA Galaxy”, i kishte thënë Chicharito babait të tij në një bisedë telefonike, që u publikua nga partnerja e tij.

“Është në rregull, gjithçka është mirë. Është thjesht që…. epo, ky është fillimi i pensionimit tim, më kupton? Ne po i themi mirupafshim një karrierë për të cilën kemi bërë shumë”.

“E di që edhe ju ndiheni në të njëjtën mënyrë dhe ne duhet të përqendrohemi te aspekti pozitiv dhe kjo sfidë do të jetë e mrekullueshme. Por, na pëlqeftë apo jo, jemi duke u pensionuar nga ëndrra evropiane, që është në rregull, por vetëm desha të të telefonoj”.

“Është e vështirë, por jam i lumtur. E dua këtë. Është pjesë e largimit nga një jetë dhe kërkimi i jetës të cilën e dua. Ka edhe gjëra të tjera të cilat jam i gatshëm t’i dorëzojë vetëm për të garuar”.

“Por, ishin dhjetë vjet dhe kjo po më bën nostalgjik dhe të qaj. Nuk është se s’mund ta bëj, por është e vështirë t’i them mirupafshim kësaj eksperience të bukur dhe kësaj pjese time që s’do të jetë më aty”.

“Por, e kam edhe një ëndërr tjetër. Është e ndryshme, natyrisht, por nuk është e lehtë. Por, ne do të jemi më afër dhe do të ju shoh juve shumë më shpesh”.

Sulmuesi i kishte bërë vetëm 15 paraqitje në Sevilla që kur u transferua në West Ham nga shtatori i kaluar dhe ai e kërkoi transferimin në MLS në mënyrë që të ketë më shumë minuta lojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat