Të mëdhenjtë e Llapit dhe të Kosovës, njëri kishte shkaktuar tërmet në Beograd

Futboll

Të mëdhenjtë e Llapit dhe të Kosovës, njëri kishte shkaktuar tërmet në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:15
I pari majtas Esat Mehmeti, në mes Rifat Hajdari, i treti djathtas është Shukri Paçarada

Treva e Llapit ka dhënë emra të mëdhenj të sportit, përveç legjendës (i ndjeri) Fadil Vokrri, e  shumë të tjerë, ka pasur edhe dy portierë të rryer dhe që mbrojtën në elitën e parë të ish Jugosllavisë! 

E kush tjetër, pos të jashtëzakonshmeve Esat Mehmetit dhe Shukri Paçaradës. I pari nga Llapi në Trepçë, Vardar të Shkupit, Liri etj. i dyti nga Llapi në Prishtinën e gjeneratës së artë!

Mehmeti, ishte portier i jashtëzakonshëm, me reflekset e tija i kënaqte tifozët. Paçarada, nga Llapi në Prishtinë dhe bëri bumin e madh hiq më larg se me 22 shkurt të vitit 1987, kur si sot gjeneratat e vjetra e kujtojnë debutimin e tij në stadiumin “Marakana”.

Cërvena Zvezda – Prishtina, sfidë që përfundoi baras (0:0), ndërsa Paçarada debuton si i ri,  i kishte sa një qind duar, as Mërkella e as Stojkoviqi dhe nuk kishte bir nëne që mund t’i jepte gol. Zvezda dhe Beogradi, veçmas tifozët famëkeq “Delija” e përjetuan këtë barazim si tërmet. Pyesni: Kush është ky djali nga Prishtina?  

Edhe shtypi i asaj kohe i Beogradit, nga “Politika”, “Veçernj Novosti”, “Sporti” etj. u habitën me Paçaradën, për mbrojtjen e tij fenomenale dhe që i solli një pikë Prishtinës atëkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat