Barcelona futet në garë për Giroud

Futboll

Barcelona futet në garë për Giroud

Më: 24 janar 2020 Në ora: 16:22
Olivier Giroud

Gjiganti spanjoll Barcelona është futur në garë për sulmuesin veteran të Chelseat, Olivier Giroud.

Sipas asaj që raporton Independent, francezi tash e një kohë të gjatë është i lidhur me një largim nga Londra, pasi që humbi vendin e titullarit që nga ardhja e trajnerit Frank Lampard.

Për Giroud i interesuar është edhe klubi italian i Interit, ku Antonio Conte po përpiqet që ta përforcojë edhe më shumë raportin sulmues të skuadrës.

Barcelona është futur në garë për të nënshkruar me francezin, sidomos pas dëmtimit të Luis Suarez, i cili do të jetë jashtë fushave  për një periudhë 4 mujore.

Kujtojmë që 33 vjeçari është transferuar tek blutë e Londrës në janarin e vitit 2019, për një shumë rreth 17 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat