Shkëndija stërvitet me intesitet të plotë - Bota Sot
Shkëndija stërvitet me intesitet të plotë

Futboll

Shkëndija stërvitet me intesitet të plotë

Më: 24 janar 2020 Në ora: 16:39
Shkëndija stërvitet me intesitet të plotë

Shkëndija nga Tetova  me seancat e para stërvitore sot kanë startuar fazën kryesore të përgatitjeve në Antali, ku do të luhen katër ndeshje testuese.

Temperaturat e ulëta të Tetovës futbollistët e Shkëndijës i kanë zëvendësuar me kushtet shumë ideale që i ofron Antalia e Turqisë, ku kuqezinjtë deri më 8 shkurt do të realizojnë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.

Ekspedita kuqezi të enjten udhëtoi drejt tokës turke, ndërsa prej sot me intensitet të plotë ka vijuar realizimi i plan programit të stafit teknik.

Ngarkesa fizike në terren e palestër dhe gjitha segmentet tjera të përgatitjes tekniko-taktike apo edhe psiqike do të punohen në detaje me qëllim arritjen e nivelit sa më optimal të performansës individuale dhe ekipore para vazhdimit të kampionatit vendor ku kërkohet mbrojtja e titullit të kampionit.

Në këtë drejtim krahas seancave stërvitore janë paraparë edhe katër ndeshje testuese me ekipe cilësore nga Sllovakia (FC Sered 26.02), Republika Çeke (MFK Karvina 30.01 dhe Slovan Liberec 07.02) dhe Danimarka (Randers FC 04.02).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat