Dëmet në shëndet

Futboll

Dëmet në shëndet

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:13
Dëmet në shëndet

Një studimi i bërë nga ekspertët e Oxford-it, ka treguar për rrezikun  që u kanoset fansave të flaktë të futbollit gjatë shikimi të ndeshjeve por edhe pas përfundimit të tyre.“Niveli i lartë i stresit mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Stresi i futbollit sjellë shtypjen e lartë, e cila pastaj mund të shkaktoj sulmin në zemër.” thuhet në raport.Studimi është bërë në 40 fansa gjatë vitit 2014 në Brazil, me fokus sfidën gjysmë finale Gjermani – Brazil.

Studiuesit matën nivelin e kortizolit, hormonit të stresit para dhe pas lojës dhe erdhën në këto përfundime.

Studimi gjithashtu tregoj se nuk ka ndonjë dallim në mes të femrave dhe meshkujve në nivelit e stresit, përkundër sterotipit që meshkujt e përjetojnë më shumë lojën e futbollit.Si mekanizëm mbrojtës për t’i zvogëluar këto probleme dalin të jenë përqafimet, humori dhe bisedat në mes të fansave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat