Një studimi i bërë nga ekspertët e Oxford-it, ka treguar për rrezikun që u kanoset fansave të flaktë të futbollit gjatë shikimi të ndeshjeve por edhe pas përfundimit të tyre.
“Niveli i lartë i stresit mund të jetë shumë i rrezikshëm. Stresi i futbollit sjellë shtypjen e lartë, e cila pastaj mund të shkaktoj sulmin në zemër.” thuhet në raport.
Studimi është bërë në 40 fansa gjatë vitit 2014 në Brazil, me fokus sfidën gjysmë finale Gjermani – Brazil. Studiuesit matën nivelin e kortizolit, hormonit të stresit para dhe pas lojës dhe erdhën në këto përfundime.
Studimi gjithashtu tregoj se nuk ka ndonjë dallim në mes të femrave dhe meshkujve në nivelit e stresit, përkundër sterotipit që meshkujt e përjetojnë më shumë lojën e futbollit.
Si mekanizëm mbrojtës për t’i zvogëluar këto probleme dalin të jenë përqafimet, humori dhe bisedat në mes të fansave.