Fitore e mundimshme e Milanit nga Brescia

Futboll

Fitore e mundimshme e Milanit nga Brescia

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:51
Milan

Milan ka marrë një fitore mjaft të mundimshme në udhëtim te skuadra e Brescias.

Në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A, Milan ka shënuar fitore minimale kundër Brescia.

Goli i vetëm i këtij takimi erdhi nga Ante Rebic, i cili në këtë ndeshje erdhi si zëvendësues.

Kroati gjeti rrugën e golit në minutën e 71’ të takimit, për t’i siguruar Milanit tri pikë të rëndësishme.

Brescia pati një varg rastesh në pjesën e dytë, por nuk konkretizoi asnjë – të vetmin që dërgoi në rrjetë, e anuloi VAR-i.

Me fitoren e tretë radhazi, Milan tashmë numëron 31 pikë dhe qëndron përkohësisht në pozitën e gjashtë në tabelë.

Brescia mbetet me 15 pikë në pozitën e 18-të në tabelë, në zonën që dërgon në Serie B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat