Agjenti sqaron detajet e fundit të kontratës, Januzaj afër transferimit te klubi i madh italian

Futboll

Agjenti sqaron detajet e fundit të kontratës, Januzaj afër transferimit te klubi i madh italian

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:26
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj është shumë pranë largimit nga ekipi i Real Sociedad ku aktivizohet aktualisht dhe pritet të transferohet në Serinë A te skuadra e Romës.

Kryeqatetasit e shohin shqiptarin si zëvendësuesin ideal të Nicolo Zaniolo, i cili u dëmtua në ndeshjen me Juventusin.

Për transferimin e Januzaj në Itali ka folur edhe agjenti i tij, Dirk De Vriese. Në një prononcim për ‘’La Roma24.it’’, ku shprehet se është duke negociuar detajet e fundit me klubin e Romës.

“Jemi në kontakte me Romën dhe po merremi me formulën e transferimit, përfshirë edhe huazimin me të drejtë blerje. Shpresojmë të arrijmë akordin në ditët e ardhshme“, thekson agjenti i Januzajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat