Trajneri gjerman i habitur me muskujt e Xherdan Shaqirit

Futboll

Trajneri gjerman i habitur me muskujt e Xherdan Shaqirit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:40
Trajneri gjerman i habitur me muskujt e Xherdan Shaqirit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se trupi i Xherdan Shaqirit është plotësisht i ndryshëm nga trupi i lojtarëve të tjerë që ai i ka parë, duke shtuar se muskujt e përfaqësuesit zviceran me origjinë nga Kosova janë të pabesueshëm.

Së fundi, Shaqiri e ka pësuar edhe një lëndim tjetër muskulor dhe Kloppi ka bërë të ditur se, sipas të gjitha gjasave, ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Shrewsbury Town, që luan në nivelin e tretë të futbollit në Angli, në kuadër të FA Cup.

Kloppi ka thënë se e kupton se Shaqiri mund të jetë i irrituar nga lëndimi i tij i fundit, që nuk është ndonjë lëndim serioz, mirëpo thotë se nuk do ta rrezikojë futbollistin deri sa ta gjejë një zgjidhje që ai të mos përballet më me këtë lëndim.

“Deri më tani, lëndimet s’kanë qenë të mëdha, por kanë qenë të mjaftueshme për ta lënë atë jashtë ndeshjeve. Unë mund ta imagjinoj që për të ka qenë shumë irrituese, por s’ka qenë mirë as për ne.

“Ne po punojmë në këtë gjë. Nuk duam ta sjellim një situatë ku këto gjëra ndodhin vazhdimisht, por deri më tani nuk e kemi gjetur 100 për qind zgjidhjen e duhur. Kështu që, duhet të presim për ta parë", ka thënë Klopp. 

“Nuk është në rregull, në asnjë mënyrë nuk është në rregull kjo gjë, por ndoshta ka arsye të ndryshme për lëndimet e tij”, shtoi Kloppi.

“Ai është një lojtar shumë i veçantë në disa aspekte të ndryshme. Trupi i tij është i ndryshëm nga kushdo tjetër që e kam parë, muskujt e tij janë të pabesueshëm”, tha trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat