Sfidë e madhe për Barcelonën

Futboll

Sfidë e madhe për Barcelonën

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:33
Sfidë e madhe për Barcelonën

Java e 21-të e La Ligas vë në skenë një përballje shumë të bukur, në Mestalla Valencia pret Barcelonën në një duel vërtetë intrigues. Katalanasit do të kërkojnë të ruajnë kreun e kampionatit edhe pas këtij raundi ndërkohë që Valencia synon një vend në zonën Champions dhe aktualisht është 4 pikë larg Atleticos së Madridit dhe Sevillas që ndajnë mes tyre vendin e 3-të dhe të 4-t.

Dëmtimi i Luis Suarez i ka prishur shumë punë Barçës në këtë fazë të sezonit, ndërkohë në krahun tjetër Valencia nuk ka në dispozicion për këtë sfidë kapitenin Dani Parejo i cili është i skualifikuar.

Në 5 transfertat e fundit në kampionat në Mestalla, Barcelona ka barazuar 3 herë dhe ka fituar dy herë, por kjo fushë gjithmonë ka qenë e vështirë për blaugranat të cilët tashmë drejtohen nga Quique Setien.

Nga java e 21-të e La Ligas do të keni mundësi të ndiqni edhe takimin mes Sevillas dhe Granadas. Andaluzianët kanë marrë vetëm një pikë në dy takimet e fundit të kampionatit ndaj Athletic Bilbaos dhe Realit të Madridit dhe sot kanë mundësinë ideale për t’u rikthyer te fitorja përballë një Granade që e ka humbur sharmin e javëve të para, ku u pozicionua madje edhe në krye të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat