Roma afër Carles Perez

Futboll

Roma afër Carles Perez

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:25
Roma

Carles Perez është shumë afër kalimit tek AS Roma. Mediat italiane shprehen të bindura se Roma ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe me sulmuesin e ri spanjoll. Zyrtarizimin pritet të bëhet në ditët në vijim.

21-vjeçari do të kalojë te verdhekuqtë në formën e huazimit deri në fund të sezonit dhe në rast se bind me paraqitjet e tij, do të blihet përfundimisht nga Roma për një shumë afro 13 milionë euro.

Carles Perez nuk ka gjetur shumë hapësira te katalanasit dhe me një kalim në “Olimpico” shpreson se do gjejë më shumë hapësira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat