Sa më i vjetër aq më i mirë, Besart Berisha shënon dy gola në ndeshjen e 200-të në Australi

Futboll

Sa më i vjetër aq më i mirë, Besart Berisha shënon dy gola në ndeshjen e 200-të në Australi

Më: 26 janar 2020 Në ora: 09:49
Besart Berisha

Western United është me fat që e ka një futbollist si Besart Berishën, ai në ndeshjen e sotme kundër skuadrës Adelaide United ka arritur t’i shënoj dy gola.

Po ashtu kjo ishte ndeshja e 200-të e Besartit në futbollin australian.

Goli i parë u shënua në minutën e 12’ nga Berisha i cili u asistua nga Burgess, gol me të cilin edhe e barazoi rezultatin.

Mirëpo skuadra kundërshtare prapë kaloi në epërsi, por ishte Besarti ai i cili e ngushtoi epërsinë në minutën e 43’ kurse në pjesën e dytë Alessandro Diamanti arriti ta barazoj rezultatin për skuadrën e Berishës.

Ndeshja është ende duke u luajtur kurse rezultati është 3-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat