Prekëse, tifozi 12 vjeçar që Vedat Muriqi ia dedikoi golin

Futboll

Prekëse, tifozi 12 vjeçar që Vedat Muriqi ia dedikoi golin

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:24
Prekëse, tifozi 12 vjeçar që Vedat Muriqi ia dedikoi golin

Futbollisti Vedat Muriqi shënoi gol në derbi ndaj Istanbul Basaksehir, të cilin e fitoi Fenerbahce me rezultat 2:0. Pas ndeshjes, Muriqi mori vëmendjen e gjithë medieve turke dhe shqiptare, por jo për shënimin e golit. Vëmendjen e mori për shkak të deklaratës së tij prekëse për tifozin Miraç Can Diş, që humbi jetën si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë, shkruan Insporti.

Muriqi pas ndeshjes deklaroi se goli i tij shkon në kujtim të tifozit 12 vjeçar, që i kishte shkruar për t’u takuar pas ndeshjes. “Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can Diş, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua. Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme. Humbjen e tij e mora vesh gjatë rrugës për në ndeshje”.

Ky gol i ishte i 12 në këtë sezon për 25 vjeçarin nga Prizreni në 17 paraqitje.

Miraç Can Diş, 12 vjeçar, humbi jetën si pasojë e tërmetit që goditi shtetin turk mbrëmjen e së premtes. Autoritetet turke të shpëtimit kanë konfirmuar se edhe prindërit e tij kanë humbur jetë, pasi trupat e tyre janë nxjerrë nga rrënojat.

Miraç Can Diş pasi ishte nxjerrë nga rrënojat, ai për 12 orë i’u mbijetoi lëndimeve. Ai ndërroi jetë në spital.

Një tërmet i fuqishëm prej 6.8 shkallëve goditi Turqinë ditën e premte. Numri i të vdekurve ka arritur në 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat