Dështon Atletico, larg titullit

Futboll

Dështon Atletico, larg titullit

Nga: K. G. Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:03
Dështon Atletico, larg titullit

Atletico Madridit pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, dështon edhe në kampionatin spanjoll.

Atletico si vendas u nda baras (0:0) me Leganesin, në kuadër të javës së 21-të.

Një barazim i keq, që djelmoshat e trajnerit Diego Simeone i lë larg titullit. Leganes importoi një pikë të madhe në luftë për mbijetesë.

Atletico renditet në vend të katërt me 36 pikë, ka 7 me pak se Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa Leganes është në pozitën e 19-të me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat