Prishtina barazon me Kolosin e Ukrainës

Futboll

Prishtina barazon me Kolosin e Ukrainës

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:53
Prishtina barazon me Kolosin e Ukrainës

Prishtina ka barazuar 1-1 me Kolosin e Ukrainës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht në minutën e 6-të skuadra ukrainase shënoi për 1-0, por Prishtina barazoi pak minuta më vonë me një autogol.

Mesfushori Ardit Hila ka lëshuar fushën në pjesën e parë pas një lëndimi në krahë. Ndeshja ishte në përgjithësi e fortë fizike me pak raste shënimi.

Prishtina pritet të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore gjatë qëndrimi në Antalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat