Zeqiri ndahet me Flamurtarin, në negociata me disa klube

Futboll

Zeqiri ndahet me Flamurtarin, në negociata me disa klube

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:34
Zeqiri ndahet me Flamurtarin, në negociata me disa klube

Futbollisti Edon Zeqiri nuk është pjesë e Flamurtarit të Prishtinës. Mesfushorit i ka skaduar kontrata me klubin kuqezi dhe tani është në negociata me disa klube tjera.

Brenda klubit kuqezi konfirmojnë ndarjen dhe i janë mirënjohës futbollistit për kontributin e dhënë, po ashtu edhe ky i fundit për kolektivin.

“Ai është në kërkim të një sfidë te re, të një skuadre të re, i dëshirojmë suksese”, tha Arbnor Morina, drejtor i KF Flamurtarit.

Zeqiri është i gatshëm për sfida të reja, një mesfushor me përvojë që ka luajtur edhe në disa ekipe tjera të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat