Ermir Lenjani, Bastien Toma e Pajtim Kasami me Sionin kthehen kokulur nga sfida me Thunin, ku pësoi humbje me rezultat 2:1.
Sionit nuk i mjaftoi goli i Ermir Lenjanit në minutën e 70-të, ku shënon nga rreth 16 metra. Castroman (3') e Tosetti (4') realizuan për triumfin e madh të Thunit.
Shqiptarët Pajtim Kasami, Bastien Toma e Ermir Lenjani luajtën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 80-të.
Thuni është në vend të renditjes me 12 pikë dhe Sioni në pozitën e shtatë me 21 sosh.