Përfundon drama në San Paolo: Napoli fiton ndaj Juventusit

Futboll

Përfundon drama në San Paolo: Napoli fiton ndaj Juventusit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 22:46
Pamje nga ndeshja

Napoli e ka fituar derbin e javës së 21-të në Serie A ndaj Juventusit me rezultat 2-1.

Pjesa e parë kishte disa shanse të mira për gol në të dyja anët, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato.

45 minutëshi i dytë filloi me një ritëm më të lartë të lojës, derisa lojtarët e Napolit ishin më kërkues.

Piotr Zielinski ishte ai që kaloi napolitanët në epërsi me golin e shënuar në minutën e 63-të.

Më pas, kampioni në fuqi i ligës italiane kërkonte që ta barazonte rezultatin, mirëpo vendasit nuk lejuan, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Napolitanët arritën ta dyfishonin epërsinë me golin e Lorenzo Insignes në minutën e 87-të, me një asistim nga Jose Callejon.

Por, skuadra e Maurizio Sarrit nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti ta ngushtonte epërsinë e vendasve me një gol të Cristiano Ronaldos (90’).

Pas javës së 21-të, Juventusit vazhdon të jetë lider me 51 pikë, të ndjekur nga Interi me 48, ndërsa Napoli është në të dhjetin me 27 sosh.

Në xhiron e 22-të, napolitanët do të kenë punë me Sampdorian, gjersa Zonja e Vjetër do të takohet me Fiorentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat