Mesazhi emocionues i Ronaldos pas vdekjes së Kobe Bryant

Futboll

Mesazhi emocionues i Ronaldos pas vdekjes së Kobe Bryant

Më: 27 janar 2020 Në ora: 07:58
Cristiano Ronaldo, Kobe Bryant

Cristiano Ronaldo ka publikuar një mesazh emocionues pas vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Cristiano Ronaldo ka publikuar një mesazh emocionues pas vdekjes së Kobe Bryant.

Ylli i Juventusit pas ndeshjes kundër Napolit ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ngushlluar familjen e Bryant.

“Shumë i pikëlluar kur kam dëgjuar lajmin për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna”, shkroi Ronaldo në Twitter.

“Kobe ishte legjendë e vërtetë dhe inspirim për shumëkënd. I dërgoj ngushllimet e mija për familjen dhe shoqërinë e tij dhe familjet e atyre që kanë humbur jetën në aksident. Pusho në paqe, legjendë”, theksoi portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat