Momenti kur filluan tensionet në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Futboll

Momenti kur filluan tensionet në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Më: 27 janar 2020 Në ora: 16:56

(E plotësuar) - Sot janë janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitet Ekzekutiv, në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me 37 vota për janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv i FFK-së për mandat 4-vjeçar.

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku arsyeja e këtij kuvendi kishte të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Kuvendi ishte paraparë që të kishte karakter zgjedhor për anëtarëte Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate.

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte konvokuar si Kuvend Zgjedhor ku duhet të zgjedheshin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate për periudhën katër vjeçare 2020 – 2024.

Propozimi që “bllokoi” gjithçka ishte kur Kryetari i FFK-së, Agim Ademi tentoi të kërkojë votëbesim nga anëtarët e Kuvendit, duke dashur “ta unifikojë mandatin e tij me atë të Komitetit Ekzekutiv”.

Ademi dhe zyrtarët e FFK-së kanë bërë interpretimin se zgjedhja e tij është bërë më 2018 dhe mandatin e ka për 4 vjet, deri më 2022, dhe jo sipas ciklit 2016 – 2020.

Ademi në fjalën e tij sqaroi se mandati i tij është deri në vitin 2022, meqë në këtë post është zgjedhur në vitin 2018.

Kjo bëri që Kuvendi të “bllokohej” për gati 20 minuta, ku askush nuk e mori fjalën dhe nuk kishte as debat, por reagime të zëshme dhe debat të çuditshëm, raporton Insporti nga vendi i ngjarjes.

Sidoqoftë, Ademi kërkoi votëbesim nga Kuvendi, me qëllim që të nifikojë mandatin e tij me atë të të Komitetit Ekzekutiv.

Ademi madje e vendosi në votim këtë kërkesë të tij, mirëpo, kjo kërkesë hasi në reagime të ashpra të disa anëtarëve të Kuvendit dhe disa nga kryetarët e klubeve edhe e braktisën kuvendin tërësisht.

Arsim Kabashi i Ballkanit, Abedin Zeka i Trepçës’89 dhe posaçërisht Tahir Batatina i Llapit ishin ndër ata që reaguan ndaj këtij vendimi duke e quajtur të parregullt dhe anti statutar.

Batatina përmendi edhe delegatë të tjerë, të cilët sipas tij, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Kuvend meqë kjo përbën shkelje të ligjit për liri të asociimit.

Në fund pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj Komitetit Ekzekutiv, Kuvendi Zgjedhor u mbyll me duartrokitje në kujtim të ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit. 

***

Kuvendin Zgjedhor i FFK-së ka nisur me tensione.

Pa u votuar rendi i ditës në Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, pati përplasje mes kryetarit Agim Ademi dhe disa prej delegatëve të klubeve të Superligës.

Ademi kërkoi mocion votëbesimi nga delegatët e pranishëm në Kuvend, por kundërshtimet ishin të mëdha nga delegatët e Llapit, Trepçës ‘89, Ballkanit e disa të tjerave.

Pas shumë diskutimeve, kreu i FFK-së nuk u lejua të kërkojë mocion votëbesimi nga delegatët për mandatin e tij.

Më i zhurmshmi ishte trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që insistonte se në Kuvend nuk janë ftuar për një mocion të tille, por për zgjedhjen e anëtarëve të KE të FFK-së.

“Këtu janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që janë votuar nga shkollat e futbollit. Nuk është e drejtë të folet njejtë sikur ata që marrin dhe sikur ata që dhanë”, ka thënë Abedin Zeka.

Image

“Jemi grumbulluar që futbolli të shkojë përpara. Edhe ditë më parë kemi shprehur pakënaqësitë tona së bashku me disa kryetarët tjerë”, vlerësoi i pari i 89-shit.

“Duam që të përfundojë kampionati sa më mirë, të dihet fati i mjeteve për klubet e Superligës. Kërkoj nga ti kryetar që të jemi pjesë e atyre që dhanë në FFK”.

“Për hir të futbollit dhe korrektësisë, të shkojë puna siç është më së miri. Nuk më pengon Agimi si kryetar, por dua që t’i hjekim pakënaqësitë tonë dhe nëse ia del, do të jesh hero i futbollit”, shtoi ai.

Tahir Batatina ka kundërshtuar kërkesën e Agim Ademit për votëbesim, ai thotë “atij i ka skaduar mandati“.

“Kryetari Agim Ademi po e shkel statutin. Atij i ka skaduar mandati më 15 janar. Në pikat e përmendura në rendin e ditës nuk përmendet votëbesimi i kryetarit. Ne kemi dhënë për futbollin dhe nuk bën dikush të na e hedh poshtë shpenzimet që i bëjmë“, deklaroi Batatina.

“Në futbollin e Kosovës kanë ardhur njerëz që ia dojnë të mirën futbollit. Më vjen keq për atë reagim, por statutin e shkeli kryetari Agim Ademi“.

“Ademit i ka skaduar mandati më 15 janar, mandati i tij ka qenë dy-vjeçar. Nuk ka askund në botë të mbahen zgjedhjet çdo dy vite“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat