Dortmund afër marrëveshjes me Emre Can

Futboll

Dortmund afër marrëveshjes me Emre Can

Më: 27 janar 2020 Në ora: 17:00
Emre Can

Borussia Dortmund është shumë afër një transferimi të madh.

Ylli i Juventus, Emre Can, është shumë afër që të ndërrojë skuadër, gjatë kësaj merkatoje që do të jetë e hapur deri të premten.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se skuadra nga Bundesliga, Borussia Dortmund, është afër marrëveshjes me Can.

Gjermani ka qenë duke kërkuar një largim nga Juventus tash e sa kohë, si pasojë e mungesës së minutave, dhe frikës për humbjen e vendit të tij në skuadrën kombëtare.

Dortmund duket se do të sigurojë shërbimet dhe ‘shpëtimin’ e lojtarit, me një marrëveshje që do të përfshinte 23 milionë euro.

Can pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat