Strakosha i kërkon falje tifozëve: Bëra një gabim, faleminderit shokëve

Futboll

Strakosha i kërkon falje tifozëve: Bëra një gabim, faleminderit shokëve

Më: 27 janar 2020 Në ora: 19:14

Portieri shqiptar i Lazios, Thoma Strakosha bëri një dalje të gabuar ditën e djeshme në derbin ndaj Romës I cili I kushtoi shumë ekipit të tij, pasi Dzeko arriti të kalonte verdhekuqët në avantazh.

Një gabim I cili nuk kalohet lehtë sidomos kur je në ndeshje derbi. Megjithatë gjithçka kaloi në plan të dytë pas golit të Açerbit, I cili përfitoi gjithashtu nga një gabim I portierit të Romës. Dy gola nga dy gabime të portierëve vendosën dhe ndeshjen 1-1.

Strakosha reagoi pas ndeshjes duke I kërkuar falje shokëve të tij dhe I falenderoj për barazimin e rezultatit.

“Falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës që rifilluan lojën pas gabimit tim”, shkruan Strakosha.

Një postim I cili bëri bashkë dhe futbollistët e tjerë të Lazios të cilët I dhanë besim shokut të tyre edhe pse bëri një gabim që mund t’iu kushtonte. I pari ishte Ciro Immobile ai I cili komentoi: “Ne jemi një familje. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin”. Ndërsa Leiva e Milinkovic kanë shkruar se tashmë gjithçka kaloi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat