Ky është momenti i lëndimit të rëndë të Mustafit kundër Bournemouthit

Futboll

Ky është momenti i lëndimit të rëndë të Mustafit kundër Bournemouthit

Më: 27 janar 2020 Në ora: 23:39
Shkodran Mustafi

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka pësuar lëndim në dukje të rëndë, në ndeshjen kundër Bournemouthit.

Arsenali ka luajtur në udhëtim te Bournemouth në kuadër të FA Cup, ku ‘Topçinjtë’ triumfuan me rezultat 2:1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, saktësisht në minutën e 60-të, mbrojtësi shqiptar pësoi lëndim serioz në nyjën e këmbës së tij duke u larguar nga fusha me ndihmën e mjekëve.

Mbrojtësi nga Gostivari po tentonte që të largonte një top nga zona e rrezikshme dhe të njëjtën gjë e bëri edhe portieri Emiliano Martinez, e më pas ata u përplasën me njëri tjetrin dhe Mustafi zuri keq këmbën pas rënies në tokë.

Për më shumë, momentin kur Mustafi lëndohet mund ta shikoni më poshtë, derisa ende nuk dihet se sa gjatë do të mungojë, apo sa serioz në fakt është lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat