Di Marzio: Napoli ka arritur marrëveshje me Veronan për ta transferuar Kumbullan

Futboll

Di Marzio: Napoli ka arritur marrëveshje me Veronan për ta transferuar Kumbullan

Më: 27 janar 2020 Në ora: 23:48
Marash Kumbulla

Napoli synon të përforcojë mbrojtjen dhe ka arritur një marrëveshje me Verona për Marash Kumbullan.

Shuma e marrëveshjes është 20 milion plus 4 bonuse. Sipas Di Marzios, gazetarit italian një takim me agjentët e mbrojtësit pritet që të ndodhë në ditët në vijim.

Mbrojtësi shqiptar i mbush 20 vjeç në muajin e ardhshëm dhe tashmë ftohet rregullisht nga kombëtarja e Shqipërisë.

Ky është sezoni i tij debutues në Serie A dhe luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Shumë klube kanë treguar interes për Kumbullan, por siç duket lojtari ka vendosur ta ndjekë rrugën e Rrahmanit për t’iu bashkuar Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat