Barcelona e planifikon vetëm një transferim këtë muaj

Futboll

Barcelona e planifikon vetëm një transferim këtë muaj

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Barcelona ka vendosur ta transferojë vetëm një lojtar gjatë afatit kalimtar të janarit. Pasi që Luis Suarez nuk do të mundë të luajë deri në maj për shkak të lëndimit të gjurit, klubi katalonas është në kërkim të një sulmuesi.

Drejtuesit e Barcelonës dhe trajneri Quique Setien e kanë të qartë se klubi nuk do ta transferojë asnjë lojtar më shumë sesa një sulmues gjatë këtij muaji – qoftë ai Rodrigo Moreno i Valencias apo ndonjë sulmues tjetër.

Ky vendim i ka befasuar paksa tifozët e Barcelonës, pasi që Jean-Clair Todibo dhe Carles Alena janë dërguar në huazim në Schalke dhe Real Betis, ndërsa edhe Carles Perez besohet se është afër të largohet. Për më tepër, Moussa Qague, i cili s’ka arritur të jetë në skuadrat e Setienit deri më tani, pritet të huazohet gjithashtu ose të largohet si pjesë e marrëveshjes për Rodrigon.

Për momentin, skuadra e parë e Barcelonës është: Marc-André Ter Stegen, Neto, Nélson Semedo, Gerard Piqué, Clément Lenglet, Wagué, Jordi Alba, Sergi Roberto, Samuel Umtiti, Júnior Firpo, Sergio Busquets, Arthur, Frenkie de Jong, Arturo Vidal, Ivan Rakitic, Lionel Messi, Antoine Griezmann, Ousmane Dembélé, Carles Pérez dhe Suárez.

Kur merret parasysh mungesa e Suarezit, largimet e Perezit dhe Wague do ta linin Setienin me vetëm 17 lojtarë në skuadër, edhe pse Ansu Fati ka përvojë me ekipin e parë, edhe pse është i regjistruar në Barcelonën B.

Pasi që Barcelona i ka edhe 19 ndeshje deri në fund të këtij sezoni (pesë në Kupën e Mbretit, shtatë në Ligën e Kampionëve dhe 17 në La Liga), tifozët kishin shpresuar se do të kishte edhe përforcime të tjera, si në repartin e mbrojtjes.

Pas largimit të qendërmbrojtësit Todibo, Barcelona i ka katër qendërmbrojtës (duke mos e llogaritur Wague), por vetëm tre qendërmbrojtës të njohur. Siç qëndrojnë gjërat, Ronald Araujo do të merret nga ekipi B nëse ndonjëri prej tyre pëson lëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat