Man Unitedi planifikon ta kthejë Sanchezin në skuadër

Futboll

Man Unitedi planifikon ta kthejë Sanchezin në skuadër

Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:16
Solskjaer dhe Sanchez

Manchester Unitedi e ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur t’ia japë sulmuesit anësor kilian, Alexis Sanchezit, edhe një mundësi për ta dëshmuar veten në Old Trafford.

Drejtuesit e Manchester Unitedit  kanë vendosur në takimin e fundit se Alex Sanchezit do t’i jepet edhe një mundësi në Old Trafford, kur t’iu kthehet futbollisti nga Interi në qershor të këtij viti.

DailyStar raporton se drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, ua ka bërë të qartë Sanchezit dhe agjentëve të tij se ai nuk do të lejohet të transferohet në mënyrë permanente në San Siro ose diku tjetër, pasi t’i përfundojë periudha e huazimit në Inter.

Sanchezi do të kthehet në qershor në Old Trafford dhe pastaj do të udhëtojë me skuadrën e Manchester Unitedit për turneun parasezonal, në mënyrë që të integrohet sa më mirë në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit.

Ky lajm i ka befasuar shumë tifozë të Manchester Unitedit, të cilët kishin besuar se huazimi në Inter ishte fundi i karrierës zhgënjyese të Sanchezit me klubin e Djajve të Kuq.

Pasi ishte bërë lojtari me pagën më të lartë në Premierligë, Sanchezi pritej t’i ndihmonte Manchester Unitedit të fitonte tituj të mëdhenj sërish. Mirëpo, ai dështoi në këtë tentim dhe i shënoi vetëm pesë gola në 45 paraqitjet e tij.

Manchester Unitedi kishte dashur aq shumë ta largonte atë nga skuadra, saqë e dërgoi në Inter për këtë sezon në formë huazimi, duke pranuar edhe t’ia paguajnë kilianit më shumë se gjysmën e pagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat