Pas shumë vitesh takohen ish-lojtarët e Shkëndijës - Bota Sot
Pas shumë vitesh takohen ish-lojtarët e Shkëndijës

Futboll

Pas shumë vitesh takohen ish-lojtarët e Shkëndijës

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:31
Pas shumë vitesh takohen ish-lojtarët e Shkëndijës

FC Shkupi është duke zhvilluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, ndërsa atje ka qenë edhe SC Gjilani.

E atje pas shumë vitesh janë takuar Qatip Osmani (trajner i FC Shkupi) dhe Afrim Ajdini (trajner i portierëve te SC Gjilani), dikur bashkëlojtarë te Shkëndija e Tetovës.

Së bashku me ta kanë qenë edhe ndihmëstrajneri i FC Shkupi, Bashkim Livoreka dhe Alban Hyseni, kapiten edhe ndihmëstrajner i SC Gjilani.

Afrim Ajdini nga Kumanova (jeton në Gjilan) dhe Qatip Osmani nga Tetova në vitin 1998 dhe në vitin 2001 kanë luajtur së bashku në skuadrën e Shkëndijës. “Qato” në atë kohë ishte edhe kapiten i Shkëndijës.

Ata përvec që kanë evokuar kujtime nga e kaluara e tyre e bukur si futbollistë kanë bërë edhe një fotografi e cila do t’ju mbetet një tjetër kujtim i paharruar. /reshat ibrahimi/.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat