Zidane i rinovoi kontratën, gjermani po ia shpërblen

Futboll

Zidane i rinovoi kontratën, gjermani po ia shpërblen

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:07
Zidane i rinovoi kontratën, gjermani po ia shpërblen

Toni Kross është rikthyer në ditët e tij më të mira. Mesfushori i Realit të Madridit është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Zinedine Zidane, madje është i paprekshëm edhe atëherë kur ai ndoshta nuk shkëlqen në fushën e blertë. Se sa i rëndësishëm është Kross për trajnerin francez, kjo u kuptua në momentin kur Zidane u rikthye në Madrid, duke i rinovuar kontratën gjermanit, që në bazë të marrëveshjes së re skadon në vitin 2023.

Kundër Valladolidit, Kross ishte një ndër më të mirët me 97.8% të pasimeve të sakta, pas tij vinte Luka Modric. Katër gola dhe gjashtë asiste në takime të ndryshme gjatë sezonit aktual, më konkretisht 6 pikë falë gjermanit janë siguruar në kampionat dhe 4 në Champions.

Rikthimi i Krossit në versionin e tij më të mirë është në sintoni edhe me pjesën tjetër të skuadrës, pasi shumë prej lojtarëve “Los Blancos” po kalojnë një moment pozitiv.

Sidoqoftë, Toni Kross luan një rol të veçantë në skemat e Zidane dhe jo më kot trajneri insistoi që gjermanit t’i rinovohej kontrata. Besimin e trajnerit Kros po shpërblen maksimalisht me lojën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat