E pabesueshme ku po përfundon Ben Arfa

Futboll

E pabesueshme ku po përfundon Ben Arfa

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:37
Ben Arfa

Real Valladolid do ta njoftojë nënshkrimin e lojtarit të lirë Hatem Ben Arfa.

Mesfushori francez udhëtoi për në Valladolid të hënën dhe iu nënshtrua testeve mjekësore në mbrëmje.

Ben Arfa ka qenë pa një klub që kur la Rennes në korrik dhe bashkohet me një ekip të Valladolid i cili është pa fitore në nëntë ndeshjet e tyre të fundit.

Valladolid, të cilët janë në pronësi të Ronaldo Nazario, i janë larguar gjashtë lojtarë në janar ndërsa kërkojnë të freskojnë skuadrën për gjysmën e dytë të sezonit.

Kujtojmë se Ben Arfa konsiderohej si një nga talentet më me prespektivë dikur, por veprimet e tij jashtë fushës lanë shumë për të dëshiruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat