Gabigol i Flamengos - Bota Sot
Gabigol i Flamengos

Futboll

Gabigol i Flamengos

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:45
Gabigol i Flamengos

Çështja “Gabigol” është drejt zgjidhjes përfundimtare, pas bisedimeve të stërgjata që po zgjatin rreth një muaj. Interi dhe Flamengo kanë arritur marrëveshjen thuajse në çdo detaj, duke kënaqur edhe vetë futbollistin, që kërkonte me çdo kusht qëndrimin te skuadra braziliane, me të cilën fitoi kampionatin vendës dhe Copa Libertadores. Zikaltrit do të përfitojnë 17 milionë euro si dhe 17% të vlerës së kartonit, nëse sulmuesi do të shitet në të ardhmen.

Është vlera e kartonit (në Europë do të shpenzonin më shumë për të) që tregon se sa shumë ka ndikuar vullneti i futbollistit, për të cilin që çelur një ankand sidomos nga klubet e Premier League-s (mbi të gjitha spikat interesimi i Chelsea-t dhe West Hamit).

Gabigol ka këmbëngulur në qëndrimin te Flamengo, dhe pse do të përfitojë thuajse gjysmën e pagës prej 3.5 milionë eurosh në sezon që kishte me Interin (deri në vitin 2022).

Shifra që do të arkëtojë Interi nga shitja e Gabigolit thuajse do të plotësojë shumën që duhet për blerjen e Eriksenit nga Tottenhami.

Zikaltrit, më në fund, ia dalin të heqin qafe një sulmues për të cilin shpenzuan jo pak por 30 milionë euro në vitin 2016, por që kurrë nuk u shfaq në nivelin e kërkuar (luajti në vetëm 10 ndeshje dhe shënoi një gol). Gabigol u huazua te Benfica, Santosi e së fundmi te Flamengo, që pranoi të shpenzonte një shumë të konsiderueshme (17 milionë) për kartonin e tij, që gjithsesi është pak më shumë se gjysma e parave që Interi investoi fillimisht për kartonin e lojtarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat